Alibeaj: Në këtë proces, opozita do të marrë pjesë që të jetë proces gjithëpërfshirës

"Është detyrim ynë për të marrë pjesë në proces. Marrim pjesë me dëshirën që të zhbëjmë kulturën e vogël të bojkotit që nuk ecën. Të krijojmë një kulturë të re të përballjes me sfidat", ka thënë Enkelejd Alibeaj, kreu i PD-së

Enkelejd Alibeaj ka këmbëngulur se mazhoranca ka shkelur marrëveshjen për të cilën është rënë dakord në fillim, për procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Në deklaratën e dhënë për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Alibeaj u shpreh se nuk dëshiron që të bojkotojë procesin

Në këtë proces, opozita do të marrë pjesë që të jetë proces gjithëpërfshirës, të jetë një proces serioz, me kontributet të të gjitha palëve. Është detyrim i opozitës që në këtë proces kaq të rëndësishëm të mos shmangej”, ka thënë Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj

“Është detyrim ynë për të marrë pjesë në proces. Marrim pjesë me dëshirën që të zhbëjmë kulturën e vogël të bojkotit që nuk ecën. Të krijojmë një kulturë të re të përballjes me sfidat. Jemi vetëofruar me një dokument, me ca rregulla të thjeshta që u pranuan nga pala tjetër. Disa procese të rëndësishme duhet të zhvillohen në sy të shqiptarëve”, ka shtuar Alibeaj, raporton “top-channel.tv”.

Sipas Aliebajt, kur propozimet e PD-së janë bërë publike në media, kryeministri Edi Rama është tërhequr sepse nuk ka dashur që asnjë nga kandidatët të zgjidhet president i shtetit.

“Rama u tërhoq sapo u bënë publikë emrat. Ne e bëmë punën tonë. E kryem detyrimin tonë moral, njerëzor. Presidenti i Republikës, nesër e ka të nevojshme të ketë legjitimitet të plotë. Pala tjetër u tërhoq. Meqë kjo dakordësi bie, çfarë të bëjmë ne. Edhe në 12 të natës po ndërroi mendja, jemi gati të mblidhemi”, ka thën kreu i PD-së.

Pas dështimit të raundit të dytë të procesit për zgjedhjen e Presidentit, Taulant Balla ka noftuar 30 majin për raundin e tretë.

 

Enkelejd Alibeaj do të mbajë mbledhje të enjten për raundin e tretë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika