Alija për masakrën e Izbicës: Prej 24 marsit deri në fund të muajit janë vrarë diku rreth 2 mijë e 63 persona

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), në emisionin "FIVE" në RTV Dukagjini, ka rrëfyer më shumë rreth masakrës në fshatin Izbicë të Skenderajt

Amer Alija nga FDHK

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) ka thënë se në masakrën e Izbicës ka ndodhur një vrasje e madhe e civilëve shqiptarë.

“24 vite më herët, më 28 mars janë vrarë diku rreth 350 civilë shqiptarë. Në të njëjtën ditë janë vrarë dhe në Burojë, Obrijë e Ulët, Llaushë. Me fillimin e bombardimeve, kanë filluar dhe vrasjet masive të popullatës civile”, ka thënë Alija.

“Prej 24 marsit deri në fund te marsit, sipas të dhënave që i kam nxjerrë, janë vrarë diku rreth 2 mijë e 63 persona. Kjo javë ishte java më e përgjakshme e të gjithë luftës”, ka thënë tutje Alija nga FDHK-ja në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Alija ka shtuar se masakra e Izbicës ka qenë objekt gjykimi edhe në Tribunalin e Hagës, ku janë dënuar 6 eprorë serbë, derisa ka theksuar se në Kosovë është një i dyshuar për këtë masakër, i cili është me nacionalitet shqiptar, por ka qenë pjesë e forcave policore serbe.

“Gjykimi ka filluar që 1 muaj dhe janë duke u dëgjuar dëshmitarët e parë për këto krime”, ka potencuar Amer Alija nga FDHK.

Kujtojmë që gjatë periudhës së luftës, fshati Izbicë nga Komuna e Skenderajt shihej si vend i sigurt për banorët e shumë fshatrave të Skenderajt, që ishin të ekspozuar ndaj sulmeve të serbëve. Mijëra shqiptarë kishin shkuar aty, më 27 mars të vitit 1999.

Atë ditë i ishin nënshtruar granatimit, e të nesërmen, gati të gjithë meshkujt e rritur kishin ikur në male, duke i lënë kryesisht gratë, fëmijët dhe burrat e vjetër në një lëndinë të fshatit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika