Alija për rastin “Thaçi dhe të tjerët”: Tërheqja e avokatëve ka ndikim negativ në procesin gjyqësor

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) ka thënë se tërheqja e ekipit mbrojtës në rastin e Thaçit dhe të tjerëve ka ndikim negativ.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Alija ka thënë se kjo tërheqje e avokatëve kur lënda është kaq voluminoze dhe sensitive pasi fillojnë provat materiale dhe dëgjimi i dëshmitarëve nuk është në favor të gjykimit ndaj ish-krerëve.

“Sigurisht që nuk është gjë pozitive që avokatët japin dorëheqje, pasi lënda është voluminoze. Prokuroria i ka propozuar rreth 350 dëshmitarë, ka prova materiale, në të cilat avokatët me pranimin e këtyre shkresave kanë bërë strategjitë janë përgatitur për shqyrtimin kryesor, dhe tani këta avokatë të tërhiqen në një moment sensitiv, kur është pra shqyrtimi i provave dhe dëgjimi i dëshmitarëve nuk është në favor të mbrojtjes”, ka deklaruar Alija.

Dje është larguar njëri ndër avokatët më të rëndësishëm të Rexhep Selimit në Hagë, David Young nga ekipi mbrojtës.

Ndërkaq, para disa ditësh, është njoftuar se Gregory Kehoe nuk do të jetë më avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Megjithatë, Kehoe nuk ishte i vetmi që u largua.

Sipas vendimit për konfirmim të largimit që e mori trupi gjykues, u theksua se bashkë me Kehoen, janë larguar 9 anëtarë nga ekipi mbrojtës.

Këto ndryshime apo tërheqje kanë ndodhur për shkak të arsyeve financiare, për shkak të mospagesës së shërbimeve ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve.

Avokati kryesor i ish-presidentit Thaçi do të jetë kroati, Luka Misetiq.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar më 2015 Ligjin që e mundësoi themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Bashkë me të, deputetët patën miratuar edhe një ligj, sipas të cilit çdo i akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara ka të drejtën për ndihmë financiare dhe për mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes.

Por me Udhëzimin Administrativ të datës 24 korrik 2020, të nënshkruar nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Selim Selimi, është përcaktuar që mbulimi financiar i avokatëve të bëhet në bazë të tarifave të përcaktuara nga Oda e Avokatëve e Kosovës (OAK).

Së fundmi, Ministria e Drejtësisë ka marrë iniciativën për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, i cili i rregullon shumën dhe format e pagesave të mbrojtjes së të akuzuarve në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ministria e Drejtësisë e ka nxjerrë në konsultim publik këtë projekt-udhëzim. Drafti i ri parasheh që për avokatët të cilët i mbrojnë të akuzuarit për veprat penale të pengimit të administrimit të drejtësisë të ketë kategorizim të veçantë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika