Aliu: Ka filluar puna për ndërtimin e kyçjes në Autostradën “Arbën Xhaferi” për të gjithë qytetarët e Vitisë

""Ndërtimi i kyçjes në Autoudhën R-6 “Arbër Xhaferi” në Viti", pritet të përfundojnë në afatin e përcaktuar sipas kontratës, për 175 ditë pune. Momentalisht është duke u punuar në Aksin 4 (Dalja nga Kaçaniku) dhe aksin 5 (Kyçja e Vitisë në drejtim të Prishtinës)"

Aliu: Ka filluar puna për ndërtimin e kyçjes në Autostradën “Arbën Xhaferi”, për të gjithë qytetarët e Vitisë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimet e kyçjes në Autostradën “Arbën Xhaferi” për të gjithë qytetarët e Vitisë.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka bërë me dije se përmes kësaj kyçje do të zgjidhet një problematik shumëvjeçare e banorëve të Vitisë dhe zonave përreth. Sipas tij, punimet pritet të përfundojnë për 175 ditë pune.

“Ka filluar puna për Ndërtimin e kyqjes në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ për të gjithë qytetarët e Vitisë. Volume të shtuara në terren për ndërtimin e kyçjes në Autostradën ‘Arbër Xhaferi’ për të gjithë qytetarët e Vitisë, ku përmes kësaj kyçje, do të zgjidhim kështu një problematikë shumëvjeçare të banorëve të Vitisë dhe zonave përreth. Ju njoftojmë se punimet në projektin; ‘Ndërtimi i kyçjes në Autoudhën R-6 ‘Arbër Xhaferi’ në Viti’, pritet të përfundojnë në afatin e përcaktuar sipas kontratës për 175 ditë pune. Momentalisht është duke u punuar në Aksin 4 (Dalja nga Kaçaniku) dhe aksin 5 (Kyçja e Vitisë në drejtim të Prishtinës)”, ka shkruar Aliu në Facebook.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika