Aliu merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Banka Botërore në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Banka Botërore e Kosovës, mbi praktikat globale për planifikimin e investimeve e të sigurisë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Banka Botërore në Kosovë (World Bank Kosovo), mbi praktikat globale për planifikimin e investimeve, të sigurisë dhe funksionimin e digave.

Në këtë punëtori është diskutuar për zbatimin e Studimit të Planit të Investimeve për Resurset Ujore (WRIPS), përkatësisht master planin e ri të ujërave për Kosovën, si dhe për Programet FLOWS, FLOWS 2 dhe fazat e ardhshme të implementimit.

“Përveç furnizimit me ujë të pijshëm, synimi është që digat e reja të jenë për destinime multifunksionale, si për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, menaxhimin e përmbytjeve, si dhe prodhimin e hidroenergjisë në Digat ku ka potencial të tillë”, ka shkruar Aliu.

Ministri është shprehur se duke u bazuar në praktikat më të mira globale, synojnë që përvojat e tilla t’i zbatojnë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika