Aliu për dënimin e Pjetër Shalës: Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj kombit tonë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pasi Pjetër Shala u dënua më 18 vjet burgim gjatë ditës së djeshme [ e martë] nga Gjykata Speciale.

Për këtë dënim Aliu ka thënë se është “një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj gjithë kombit tonë”.

Aliu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se dënimi i Shalës është “i rëndë e i pamerituar”.

“Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e rradhës ndaj gjithë kombit tonë, dënimi i rëndë e i pamerituar ndaj Pjetër Shalës”, thuhet në reagimin e tij.

Aliu ka thënë se qëndrojnë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Ashtu siç ishim kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim plotësisht të drejtë. Qëndrojmë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Lavdi luftës së pastër së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”

Ndryshe, Dhoma e Gjykatës Themelore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka dënuar Pjetër Shalën, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me 18 vjet burgim.

Komandanti i UÇK-së i njohur si “Ujku”, u shpall fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në një fabrikë metalike në Kukës gjatë luftës në Kosovë – të kryera në mes të 17 majit dhe 5 qershorit të 1999.

Në aktgjykimin e saj, gjykata deklaroi: “Në emër të popullit të Kosovës, për arsye të shtjelluara në aktgjykim, trupi gjykues në bazë të Ligjit ju shpall z. Shala fajtor për veprat penale në vijim: pika 1 ndalim arbitrar si krim lufte, pika 3 torturë si krim lufte, dhe pika 4 vrasje e paligjshme si krim lufte.”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika