Aliu për raportimet e Buzhalës: Të gjitha kanë qenë shpifje

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka komentuar raportimet e gazetarit Berat Buzhala, i cili kishte deklaruar se emri i Florent Ramqajt, këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, është ndërlidhur me një aferë korruptive të ryshfetit

Ministri i Ifrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se çdo raportim kundër punës së tij si ministër ka qenë shpifje.

Kështu i ka komentuar Aliu, raportimet e gazetarit Berat Buzhala, i cili kishte deklaruar se emri i Florent Ramqajt, këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, është ndërlidhur me një aferë korruptive të ryshfetit.

“Krejt këto kanë qenë shpifje”, ka thënë Aliu, në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini.

Kur pyetet se a e kanë dërguar në gjykatë rastin, Aliu ka thënë se tashmë hetuesia po merret me këtë çështje.

“Të gjitha janë duke u marrë, është hetuesia duke u marrë. Jemi duke u marrë me çështjen e shpifjeve, aty pati vetëm një balonë të fryrë për një çështje që doli kurrgjë në fund”, ka thënë Aliu.

Megjithatë, ai ka potencuar se “sulmet e tilla” i pret vazhdimisht që do të ndodhin.

“Sepse jam në ministrinë, e cila ka buxhet të madh, ka projekte me dhjetëra miliona dhe ka grupe interesash që luftojnë sipas mendësisë çfare ka qenë dikur. Po flasim për një projekt që ka qenë para se me qenë ky nipi këshilltar tek unë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, sipas Buzhalës, përgjimi dëshmon se si një përfaqësues i kompanisë private të projektimeve ndërtimore, “Infratek”, e cila është në pronësi të dajës së këshilltarit Ramqaj, kërkon ryshfet nga një përfaqësues i një biznesi tjetër privat, për dorëzimin e një raporti pranë Ministrisë së Infrastrukturës për punët e kryera për një projekt rrugor.

Buzhala: LVV janë mashtrues, po mundohen t’i hedhin hi syve të publikut

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika