Aliu: Planin zhvillimor komunal po interpretohet si i pandryshuar, interpretim i gabuar

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu ka deklaruar se një plani zhvillimor komunal shërben si orientim dhe për rrjedhojë, mbetet më se i plotësueshëm

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka deklaruar se plani zhvillimor komunal nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës po trajtohet si i pandryshueshëm, interpretim ky i cili është i gabuar.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Aliu ka deklaruar se një plan i tillë shërben si orientim dhe për rrjedhojë mbetet më se i plotësueshëm. Sipas tij, brenda Ministrisë së lartcekur mbeten dy grupe në kundërshtim me njëra tjetrën

“Ministria e Mjedisit ka vetë dilemma dhe gabimi më i madh është interpretimi i ligjit për planifikim hapsinor. Në vetë Ministrinë janë të ndara dy grupe në kuadër të insitutcionit  që kanë mendime të ndryshme, posaqërisht për planin zhvillimor komunal. Është shumë sakt e shpjeguar që si dokument është strategjik dhe çkado që futet në këtë strategji nuk është e saktë, nuk është me kufinj. Shkruan diku se mund të plotësohet ligji…Ministriar e Mjedisit ka qenë kategorike në një intepretim që është më i gabueshmi dhe e ka marrë në qafë krejt Kosovën, jo vetëm fushën e energjisë, por edhe të ndërtimeve.”, ka deklaruar Aliu. “Gabojnë rëndë kur e kërkojnë se a ka në plan hapsirë të destinuar për energji elektrike. Është e gabuar. Strategjia shkruhet me tekst…këta e interpretojnë të pandryshueshëm”.

Aliu thekson se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta trajtojë në mënyrë serioze problemin e energjisë.

Afrim Syla nga Kompania “Elen” ka deklaruar se pritja për të marrë një pëlqim mbi realizimin e një parku solar në rrethinë të komunës së Shtimes po vazhdon me muaj të tërë. Atij i është thënë se mungesa e planit zhvillimor të planit  të komunës së Shtimes, e pamundëson procesin e investimin në energji solare.

Për më shumë, kliko në linkun e mëposhtëm.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika