Aliu takon drejtorin e Bankës Botërore, e informon për projektet e ministrisë së tij

"Fillimisht, falënderova z. Demircan për përfaqësimin e Kosovës në Bordin e Bankës Botërore, me theks të veçantë për mbështetjen e finanacimit të projekteve të ndryshme nga ana e Bankës Botërore"

Në kuadër të Konferencës së Bankës Botërore për Tokën, në Uashington, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Bankës Qendrore, Hayerettin Demircan dhe këshilltarin e tij, Hajdar Korbin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Aliu përmes një postimi në Facebook, teksa theksoi se e ka informuar mbi ecuritë e projekteve ekzistuese të financuara nga Banka Botërore.

“Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Bankës Botërore për Tokën, në Uashington, D.C., takova Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore z. Hayrettin Demircan dhe z. Hajdar Korbin, Këshilltarin e Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore. Fillimisht, falënderova z. Demircan për përfaqësimin e Kosovës në Bordin e Bankës Botërore, me theks të veçantë për mbështetjen e finanacimit të projekteve të ndryshme nga ana e Bankës Botërore. Rrjedhimisht, i informova mbi ecuritë e projekteve ekzistuese të financuara nga Banka Botërore dhe shpalosa prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka shkruar Ali.

Gjithashtu, Aliu i ka shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë gjatë viteve nga Banka Botërore, teksa ia ka nënvizuar prioritet e ministrisë që ai udhëheq.

“Në këtë kontekst, theksova se një prej prioriteteve kryesore të MMPHI-së është rritja e kapaciteteve ujore të Kosovës, gjë që kërkon investime të konsiderueshme, si dhe rreth investimetr tjera që kanë ndikim në mjedis. Për më shumë, bashkëbiseduam për domosdoshmërinë e  modernizimit të infrastrukturës për transport, duke përfshirë këtu edhe linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës, që do të mundësonte qasje më të shpejtë e më të favorshme ekonomikisht në korridoret ndërkombëtare.

Njëherit, z. Demircan, i shpreha mirënjohjen time për kontributin e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve nga Banka Botërore, dhe u dakorduam për të vijuar më tej me bashkëpunimin e ndërsjellë për projekte specifike, njëherit edhe për mundësitë e reja investuese të karakterit regjional”, ka shtuar Aliu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika