Aliu takon Hetemin, e falënderon për qëndresën e tij shembullore

Ministri Aliu pas takimit me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi e ka falënderuar atë nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe policinë për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë detaje pas takimit me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili ka më shumë se 10 ditë që është i mbyllur brenda objektit të kësaj komune.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Aliu ka thënë se me Hetemin kanë diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofroi mbështetje të parezervë.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takoj Kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi. Me Kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të parezervë”, ka shkruar Aliu.

Aliu e ka falënderuar kryetarin Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë.

Ndonëse ishte nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ministri Liburn Aliu gjatë kthimit nga komuna pas vizitës së kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, njëra nga veturat me të cilat ai po udhëtonte është gjuajtur me ngjyrë.

 

 

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika