Aliu tregon për shkëputjen e kontratës me një kompani italiane, njofton për nënshkrimin e një të reje me kompaninë nga Shqipëria

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI), Liburn Aliu, në një konferencë për media ka thënë se kanë nënshkruar kontratë të re me kompaninë “Salillar” nga Shqipëria për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj.

Ministri Aliu ka thënë se janë detyruar që ta ndërprenë kontratën me operatorin italian për shkak të zvarritjeve së punimeve.

“Ky është një projekt që ka vite që ka qenë duke u zvarritur dhe që nga viti 2012 me kredi nga BERZHI e cila është përzgjedhur një kompani italiane, por që kompania në fjalë ka zvarritur punimet dhe në vitin e kaluar e kemi shkëputur kontratën dhe tashmë me të njëjtën shumë kreditore kemi nënshkruar kontratën me kompaninë nga Shqipëria, ‘Salillar’”, ka thënë ai.

Tutje Aliu është shprehur se “Bëhet fjalë për rrugën nga Fshati i Ri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë deri te kryqëzimi gjashtë kilometërshe. Kompania ka dhënë afat se kjo rrugë do të ndërtohet për një vit. Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge është 16 milionë euro në gjatësi me mbi gjashtë kilometërshe”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika