Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, vetura e tij gjuhet me ngjyrë

Ndonëse ishte nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ministri Liburn Aliu gjatë kthimit nga komuna pas vizitës së kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, njëra nga veturat me të cilat ai po udhëtonte është gjuajtur me ngjyrë

Foto: Kosovo-Online

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën ka vizituar kryetarin e Leposaviqit në ndërtesën komunale.

Ai u prit nga kryetari Lulzim Hetemi, i cili ka më shumë se 10 ditë i bllokuar brenda objektit.

Me të kuptuar për vizitën, protestuesit serbë filluan të shtohen para objektit të komunës.

Ndonëse ishte nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ministri Aliu gjatë kthimit nga komuna, njëra nga veturat me të cilat ai po udhëtonte është gjuajtur me ngjyrë.

Burimet e RTV Dukagjini mësojnë se për vizitë Hetemit i shkoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të cilin kjo nuk ishte hera e parë.

Ndërkaq, edhe para tri ditësh, ministri Aliu kishte tentuar që të vizitonte kryetarin Hetemi, mirëpo ai nuk ishte lejuar nga KFOR-i që të kryejë këtë takim.

Megjithatë, këto raportime ishin mohuar nga ministri, i cili kishte thënë se ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdohet më tutje, me qëllim që të shmangeshin tensionet.

“Përkundrazi, KFOR-i na kanë ofruar siguri, me një njësit të tyre që e kanë dërguar pikërisht për këtë qëllim. Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth”, kishte shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika