“Alo zemlajk”, Çka u diskutua dje për bisedën mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

Gjatë ditës së hënë [me 3 qershor] është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq. Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Gjatë ditës së hënë [me 3 qershor] është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq. Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Për këtë sekuencë, e cila – nuk dihet se cka është folur këtu e tutje, gazetari Berat Buzhala i ka dërguar pyetje Mimoza Kusari-Lila, për t’ia konfirmuar bisedën e zhvilluar në qershor të vitit 2022. Biseda është zhvilluar në kohën kur Millan Radojçiq veçse pati hyrë në Listën e Zezë. Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe, raporton Nacionale. Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.

E Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq në një përgjigje për Dukagjinin ka deklaruar se ka edhe biseda te tjera mes shefes se grupit parlamentar te Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lija dhe kryekriminelit, Milan Radojçiq.

Ka edhe biseda të tjera mes Kusari-Lilës e Radojçiqit, thotë Simiq

Kjo përgjigje erdhi nga Simiq erdhi pas publikimit të fundit të bisedës së Kusarit dhe Radojçiqit, gjë të cilën e cilësoi si “situatë të montuar” kryeministri, Albin Kurti.

Kurti për bisedën Kusari – Radoiçiq: S’e kam dëgjuar, është situatë e montuar

 

“Siç edhe kam deklaruar, ka edhe shume biseda te tjera qe kane ndodhur”, ka thënë Simiç.

Ndërkaq, edhe në Debat Plus është diskutuar kjo temë, ku analistët Ylli Hoxha e Visar Ymeri, theksuan se Kusari-Lila duhet të jap dorëheqje.

Hoxha për Kusari-Lilën: Duhet të japë dorëheqje, e ka humbur besueshmërinë

 

Ndërsa, gazetari Lirim Mehmetaj, ka thënë se kjo bisedë dëshmon lidhjet e Qeverisë Kurti me kriminelin Radojçiq.

Mehmetaj: Qeveria bashkëpunon me Radojçiqin, Kusari-Lila përbën rrezik nacional

E gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, ku edhe u publikuan bisedat, ka deklaruar se është e pamendueshme që Kusari-Lila të ketë biseduar me Millan Radojçiqin pa koordinim me kryeministrin Kurti.

Biseda me Radojçiqin, Buzhala: Kush mendon që Mimoza fol pa koordinim me Kurtin, është i çmendur

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika