‘Alo zemlajk’: Publikohet një pjesë e bisedës në mes të Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila

Gjatë ditës së sotme është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq.

Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.

  • Sllavko Simiq: Kolege, kam ardhë te Milani, dëgjohu me të.
  • Mimoza Kusari-Lila: Në rregull.
  • Millan Radojçiq: Alo zemlajke, a po nihemi?
  • Mimoza Kusari: Po, po të dëgjoj.
  • Milan Radojçiq: Qysh je qysh po kalon?
  • Mimoza Kusari: Qe, qe në Kuvend i kam pasë disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi.

Për këtë sekuencë, e cila – nuk dihet se cka është folur këtu e tutje, gazetari Berat Buzhala i ka dërguar pyetje znj.Mimoza Kusari-Lila, për t’ia konfirmuar bisedën e zhvilluar në qershor të vitit 2022.

Biseda është zhvilluar në kohën kur Millan Radojçiq veçse pati hyrë në Listën e Zezë.

Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe, raporton Nacionale.

Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.

“…Në të cilin gjatë bisedës Sllavko, ne…e thërret, e lëshon në speaker phone. Ai flet shqip”.

Kusari e pranon se ka biseduar me Radojçiqin: Kurti s’ka qenë i informuar për bisedën, e informova më vonë

Por, pavarësisht kësaj interviste në Debat Plus, bërë nga Kusari-Lila menjëherë pas publikimit të Aferës Zrdavo nga Gazeta Nacionale, nga bashkëbisedimi i sotëm ekskluziv, del të jetë ndryshe.

“Mimoza këtu nuk po duket e nxanne në pritë, duket që e ka pritë këtë bisedë”, thotë Buzhala, teksa komenton videon.

Para afro një viti, Gazeta Nacionale pati publikuar përgjimet mes Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, e ku përmes tij, ajo e para komunikonte edhe me të sanksionuar famëkeq dhe në Listë të Zezë të ShBA’së, Milan Radojiçiqin.

Kusari-Lila, e cila fillimisht e mohonte të ketë biseduar me Radojiçiqin, e për të kapërcyer në fraza se ka biseduar “vetëm 2-3 minuta” e deri te mosmohimi i krejtësishëm, pati dorëzuar padi në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj bashkëfolësit të saj në Aferën “Zdravo”, Sllavko Simiqit.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika