Alp Isufi me zë fantastik përformon në Radio Dukagjini

Alp Isufin është një këngëtar i ri shumë i talentuar. E quajmë të ri por megjithatë, ai ka një përvojë të gjatë në fushën e muzikës

E mërkura e muzikës live në kuadër të emisionit “Super Trend” në Radio Dukagjini, sonte solli një mysafir të veçantë.

Bëhet fjalë për Alp Isufin, i cili është një këngëtar i ri shumë i talentuar. E quajmë të ri por megjithatë, ai ka një përvojë të gjatë në fushën e muzikës.

Ai në studion e Radio Dukagjinit përformoi i shoqëruar me kitarë nga kitaristi shumë i talentuar, Gita.

Isufi tregoi se me muzikë ka filluar të merret qysh i ri, në ansambël me çiftelia, por tash e shtatë vite është fokusuar më shumë në muzikën popullore dhe moderne.

Këngëtari i ri tregoi se gjatë sezonës është fokusuar në paraqitjet në dasma, ku shkon me bendin e tij, ku përfshihet vëllau i tij dhe disa të afërm të tjerë.

Në lidhje me mbrëmjet muzikore Isufi tha se ka pauzuar rreth 1 vjet e 8 muaj sikur edhe projektet e tij, por tani është rikthyer duke publikuar edhe projekte të reja, tani e ka punuar projektin e dytë që prej kur ka nisur të merret më shumë profesionalisht.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika