Amazon do të shkurtojë edhe 9 mijë vende tjera të punës

Shefi ekzekutiv i Amazon, Andy Jassy ka bërë të ditur se kjo kompani planifikon të shkurtojë nëntë mijë vende të punës,në tentim e sipër për të zvogëluar shpenzimet

Amazon planifikon të shkurtojë nëntë mijë vende të punës, në tentim e sipër për të zvogëluar shpenzimet.

Kompania, e cila punëson 1.5 milion njerëz në gjithë botën, ka thënë se ky shkurtim do të prekë më shumë sektorin e ruajtjes së të dhënave dhe atë të reklamimit, raporton The Guardian.

Në njoftim nuk janë përmendur shtetet që do të preken, mirëpo është thënë se pozitat do të mbyllen në javët në vazhdim.

Shefi i Amazonit, Andy Jassy, e ka konsideruar vendimin si “të vështirë”, mirëpo më të mirin për kompaninë, në periudhë afatgjatë.

Në janar të këtij viti, kjo kompani ka mbyllur 18.000 vende të punës.

Jassy ka thënë se vjetëve të fundit, biznesi i Amazonit ka shtuar vazhdimisht vende të punës.

“Megjithatë, duke marrë parasysh situatën e paqëndrueshme ekonomike në të cilën jemi, dhe paqartësitë që ekzistojnë për të ardhmen, ne kemi vendosur të jemi më të kujdesshëm në shpenzimet tona”, ka thënë ai.

Sikurse shumë gjigantë tjerë teknologjikë, Amazoni ka përjetuar rritje të jashtëzakonshme në periudhën e pandemisë së koronavirusit, kur njerëzit janë bllokuar nëpër shtëpitë e tyre.

Mirëpo së fundi shkalla e shitjeve ka rënë, pasi konsumatorët kanë shpenzuar më pak, për shkak të rritjes së çmimeve.

Përveç pandemisë, në këtë rritje ka ndikuar edhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika