Amazon po mbyll dyqanin “Kindle” në Kinë

Libraria "Kindle" do të mbyllet, por të gjithë klientët e tyre aktualë do të kenë qasje për të shkarkuar libra deri në qershor të vitit 2024

Libra elektronikë të Amazon në librarinë "Kindle"

Amazon po mbyll librarinë e saj Kindle në Kinë, duke shënuar një tjetër tërheqje nga një gjigant i teknologjisë perëndimore me ekonominë e dytë më të madhe në botë, Kina.

Të enjten e 2 qershorit, kompania ka njoftuar se duke filluar nga korriku i vitit 2023, të gjithë ata që përdorin Kindle nuk do të kenë më mundësinë që të blejnë libra online.

Por, të gjithë ata klientë që janë pjesë e kësaj librarie, do të jenë në gjendje që të shkarkojnë ende libra deri në muajin qershor të vitit 2024. Amazon ka bërë të ditur që duke filluar që ditën e enjte të 2 qershorit do të ndalojë furnizimin me pajisjet Kindle.

“Angazhimi afatgjatë i Amazonit në Kinë ndaj klientëve nuk do të ndryshojë”, ka thënë firma me bazë në Seattle në një deklaratë. “Ne kemi krijuar një themel të gjerë biznesi në Kinë dhe do të vazhdojmë të inovojmë dhe investojmë”, raporton CNN.

Një vazhdë e tërheqjeve është bërë nga Kina në muajt e fundit, ku edhe javën e kaluar Airbnb njoftuan se do të hiqnin të gjitha listat e tyre dhe do të përqendroheshin jashtë vendit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika