Amazon rrit përdorimin e robotëve, Brady thotë se nevoja për njerëzit do të jetë gjithmonë aty

Amazon ka shtuar përdorimin e robotëve lëvuzës pasi që shitjet kanë filluar të bijnë ndërsa presioni për t'i ulur çmimet është duke u rritur

Robot lëvizës

Amazon është duke rritur përdorimin e robotëve pasi rritja e shitjeve është ngadalësuar dhe po përballet me presionin për të ulur çmimet.

Rreth tre të katërtat e paketave të dorëzuara nga gjigandi i tregtisë elektronike janë prekur nga një lloj sistemi robotik.

Por kjo ka të ngjarë të arrijë 100 për qind, ose pothuajse, në pesë vitet e ardhshme, ka thënë Tye Brady, kryeteknolog në Amazon Robotics.

Ndërsa ka shtuar se “punët do të ndryshojnë me siguri, por nevoja për njerëzit do të jetë gjithmonë aty”.

Kompanitë në të gjithë zinxhirin e furnizimit po derdhin para në investime të tilla, të shtyra pjesërisht nga vështirësia në gjetjen e punëtorëve, ka theksuar Dwight Klappich, nënkryetar kërkimor në ekipin logjistik të Gartner, raporton BBC.

“Ka shumë risi që po ndodhin. Kjo është pothuajse çdo industri, çdo kompani me madhësi”, ka shtuar ai.

Amazon ka 520 mijë robotë lëvizës celularë që kontrollojnë dyshemetë e depove të saj, më shumë se dyfishi i numrit në vitin 2019. Dhe ka instaluar rreth 1 mijë të një versioni të mëparshëm të krahut të saj robotik për të renditur paketat në vendndodhje në SHBA dhe Evropë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika