Ambasada amerikane kritikon veprimet e Qeverisë për mbylljen e institucioneve paralele serbe

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar lidhur me veprimet e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele të drejtuara nga Serbia në disa komuna.

Në një përgjigje për Dukagjinin, një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka theksuar se këto veprime kanë ndikime të dëmshme dhe mund të minojnë aspiratat e Kosovës për integrim në komunitetin euroatlantik.

Mbyllen institucionet paralele serbe në 10 komuna

“Veprimet e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia ndikojnë direkt dhe negativisht në qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet e tjera – dhe mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”, thuhet në reagim.

Prokuroria: Nuk kemi autorizuar bastisjet për mbylljen e strukturave paralele serbe

Sipas ambasadës amerikane, veprimet e ndërmarra nga Qeveria janë kryer kundër këshillave të dhëna nga ShBA-ja, duke dobësuar kështu besimin mes dy vendeve dhe duke kufizuar mundësitë e SHBA-së për të ndihmuar Kosovën,

“Këto veprime, kundër këshillave tona më të mira, dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për të ndihmuar Kosovën të sigurojë të ardhmen më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë njerëzit e saj. Ne po vazhdojmë të monitorojmë situatën. Ju lutemi ndiqni platformat tona online për reagime shtesë nga Ambasada e SHBA”.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi përmes një postimi në Facebook se me një aksion të përbashkët mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Industrisë dhe Administrimit të Pushtetit Lokal, janë mbyllur komunat paralele serbe në disa lokacione të Kosovës, përfshirë Lipjanin, Obiliqin, Prishtinën, Fushë Kosovën, Vushtrrinë, Novobërdën, Kamenicën, Vitinë, Rahovecin, dhe Skënderajin.

“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika