Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka thënë se një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka thënë se një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë.

“Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë – atë që e mban publikun të informuar, mundëson një shumëllojshmëri zërash dhe i mban udhëheqësit përgjegjës”, thuhet në postimin e Ambasadës në platformën “X”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar sot se Kosova ka shënuar rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”. Në këtë vit, Kosova renditet në vendin e 75-të, ndërsa vitin e kaluar renditej në vendin e 56-të.

Lexo më shumëKosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij

Organizata më e madhe botërore për lirinë e medies jep një sërë arsyesh për përkeqësimin e lirisë së medias në vendin tonë.

“Edhe pse media me sukses vazhdon t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë target i sulmeve politike. Rregullatori joefikas i medieve, KPM, po provon të reformojë veten. Televizioni më i madh, Klan Kosova, ka qenë subjekt i sulmeve administrative nga qeveria, e cila gjithashtu e ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik, RTK me zgjedhjen e një aleati të afërt të partisë në pushtet për drejtor. Mediet në gjuhën serbe, që janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasje në informatat publike, sidomos në gjuhën e tyre, që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika