Ambasada amerikane organizon diskutimin për çështjen e Asociacionit

Ambasada e ShBA-së në Kosovë, të martën e 31 janarit duke filluar nga ora 10:00, do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ku do të marrin pjesë pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë të partive politike dhe diplomatë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, të martën e 31 janarit duke filluar nga ora 10:00, do të organizojë një diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë të partive politike dhe diplomatë.

“Më 31 janar, Ambasada e Amerikës do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ftuar drejtues të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme”, thuhej në përgjigjen e Ambasadës amerikane.

Ambasada amerikane ka thënë se diskutimi për Asociacioni konsiston me qëllimin e Shteteve të Bashkuara për ta avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike, dhe është si “reflektim për miqësinë tonë të gjatë dhe mbështetjen për popullin e Kosovës”.

Për këtë organizim, Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e presidentes, Vjosa Osmani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në një përgjigje të zëdhënëses së Ambasadës amerikane, Katherine Judd, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po ashtu, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në diskutimin e organizuar nga ShBA-ja.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika