Ambasada amerikane: ShBA mbetet e përkushtuar ndaj një Kosove sovrane, multietnike e demokratike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të shtunën ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Alexander Kasanofin, i cili është emëruar si zëvendës-ndihmëssekretar i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për Ballkanin Perëndimor.

Ky ishte takimi i parë i Osmani me Kasanofin që nga marrja e tij në këtë post në mes të korrikut.

Ambasada amerikane në Kosovë ka shprehur mirënjohje për presidenten Osmani, e cila sipas ambasadës, pati përkushtimin për të biseduar me ndihmëssekretarin e ri të ShBA-ve rreth aksionit në veri, ku u mbyllën pesë objekte të komunave paralele, aksion për të cilin ambasada tha se u mor “pa u konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare”.

Ambasada thotë se “vlerësojmë përkushtimin e presidentes Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe arritjen e stabilitetit rajonal, normalizimit dhe integrimit ekonomik”.

“Në Forumin GlobSec të Pragës sot ndihmëssekretari i ri i ShBA-ve Alexander Kasanof dhe presidentja Vjosa Osmani diskutuan për një sërë çështjesh kyçe, duke përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare.  E vlerësojmë përkushtimin e Presidentit Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe arritjen e stabilitetit rajonal, normalizimit dhe integrimit ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar ndaj një Kosove sovrane, multietnike e demokratike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika