Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani.
Ambasada britanike e përshkroi akt si “një moment krenarie”.
“Sudani bëhet vendi më i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës – një moment krenarie dhe një tjetër hap përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Urime, Kosovë!”, thuhet në postimin e ambasadës britanike.