Ambasada e Britanisë: Dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe e pajustifikuar

Ambasada e Britanisë në Kosovë, e ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve në Leposaviq

Britania e Madhe

Pas sulmeve brutale nga protestues të maskuar ndaj gazetarëve të Kosovës në Leposaviq, ka reaguar Ambasada e Britanisë në Kosovë, duke e quajtur si të papranueshme dhe të pajustifikuar dhunën ndaj gazetarëve.

Ambasada u ka bërë thirrje udhëheqësve të protestës t’i ndalin sulmet ndaj gazetarëve që janë aty vetëm për të raportuar mbi zhvillimet e ngjarjeve.

“Dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe e pajustifikuar. Ne u bëjmë thirrje atyre që udhëheqin protestat të parandalojnë dhe dënojnë dhunën ndaj atyre që punojnë për të raportuar mbi ngjarjet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në Leposaviq janë sulmuar me shok-bomba e me gurë gazetarët e Kosovës. Po ashtu, disa persona të maskuar i kanë ndjekur ata dhe duke i rrahur brutalisht.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika