Ambasada e Francës: E ardhmja e Kosovës është në KE, por nuk duhet të ketë veprime të njëanshme

Ambasada e Francës në Kosovë, nuk është treguar krejtësisht e qartë nësë është pro aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës, në këtë moment apo jo. Sipas tyre dy palët (Kosova dhe Serbia), duhet të mos veprojnë njëanshëm dhe se prioritet duhet ta kenë dialogun

Foto: Rel

Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një njoftimi në Facebook, ka shkruar se vendimi i Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës, dhe se e ardhmja sipas tyre është të bëhet anëtare në KE, por që sipas tyre nuk duhet të ketë veprime të njëanshme, duke lënë të nënkuptohet se Kosova e ka bërë një gjë të tillë.

Sipas tyre prioritet aktual është dialogu me Serbinë, që sipas tyre do të shërbejë për stabilizimin e Ballkanit.

“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit”, thuhet në njoftimin e Ambasadër Franceze në Kosovë.

 

Më herët gjatë ditës së premte , Pierre Corhard, ambasador i Francës në Beograd, ka thënë për “TV Nova” se Franca nuk i përkrah vendimet e njëanshme, duke ju referuar kështu aplikimit të Kosovës në Këshillin Evropian.

Të enjten Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.

Përmes një video-adresimi të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se pas këtij aplikimi Kosova pritet të jetë anëtare e plotë e Këshillit Evropian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika