Ambasada e Italisë: Themelimi i Asociacionit nuk minon Kushtetutën e Kosovës

Ambasada e Italisë në Kosovë, ka deklaruar se përkushtimi i Kosovës për ta themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk minon kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e saj, përkundrazi, me themelimin e Asociacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen e saj si shtet multietnik

Ambasada e Italisë në Kosovë, ka shprehur mbështetjen e saj për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas deklaratës publike të Ambasadës, Kosova me themelimin e Asociacionit nuk cenon Kushtetutën apo sovranitetin e saj.

“Plotësisht pajtohemi: Përkushtimi i Kosovës për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk minon kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e saj. Përkundrazi, me themelimin e Asociacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen e saj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, pas diskutimit për Asociacionin në Ambasadën amerikane në Prishtinë, është shprehur mirënjohës ndaj palëve të pranishme për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në Ambasadën amerikane në Prishtinë, për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.

Themelimi i Asociacionit është përmendur në propozimin e fundit evropian, një plan disapikësh i ofruar nga zyrtarët amerikanë e evropianë për Kosovën dhe Serbinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika