Ambasada e Kosovës në ShBA feston 15-vjetorin e Pavarësisë, i pranishëm edhe Escobari

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në një atmosferë festive, në praninë e shumë miqve, e personaliteteve që asnjëherë nuk kursyen mbështetjen për Republikën e Kosovës, thuhet në njoftimin e ambasadës, ku të pranishmëve iu drejtua edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Ndërsa, Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.

“…marrëdhënia e Kosovës me SHBA-të është e rëndësishme për dy vendet tona. Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, ka thënë Dugolli, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika