Ambasada e Kosovës në Shkup: Rasti i Osmanit të mos përdoret për politika të brendshme në Maqedoninë e Veriut

Presidentja, Vjosa Osmani.

Ambasada e Kosovës në Shkup, ka bërë një reagim për incidentin ndaj presidentes Vjosa Osmani, ku sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar që t’ia marrë telefonin e saj privat dhe ta shtyjnë.

Kjo ambasadë ka përgenjeshtruar disa lajme që kanë qarkulluar në portalet në Maqedoninë e Veriut se “kjo ambasadë është prononcuar në lidhje me rastin dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve”.

Në reagimin e ambasadës thuhet se informacioni i plasuar është i pasaktë edhe substancialisht duke kërkuar që ky rast “i paprecdentë dhe i paligjshëm” i autoriteteve maqedonase ndaj Osmanit të mos përdoret për politika të brendshme në Maqedoninë e Veriut.

“Informacioni i plasuar është i pasaktë edhe substancialisht. Ambasada bën thirrje që të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm ndaj Presidentës së Republikës së Kosovës për qëllime të politikës së brendshme në RMV”, thuhet në reagim.

Ndryshe, të enjten, presidentes Vjosa Osman u tentua t’i merrej telefoni në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, derisa Presidenca ka thënë se pati tentim edhe të shtyhej fizikisht.

Për këtë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarime dhe hetime për incidentin.

Presidenca: Sigurimi i Aeroportit të Shkupit tentoi t’ia marrë telefonin Osmanit, tentuan ta shtyjnë fizikisht

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika