Ambasada e ShBA-së: Gjetja e përgjigjeve për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë ka thënë se gjetja e përgjigjeve për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet.

Me anë të një postimi në Twitter, nga ambasada kanë thënë se sot janë në përkrahje të anëtarëve të viktimave që akoma nuk kanë përgjigje.

“Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë me anëtarët e familjes që ende – dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur. Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbyllje për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet”, thuhet në postim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 27 prillit ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Pas homazheve, Kurti para mediave i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit, Prokurorisë Speciale, që dëshmitë e krimeve të luftës të shndërrohen në aktakuza për secilin përgjegjës, në mënyrë që të njëjtit të gjykohen e të dënohen.

“Nuk ka ditë më duhur sesa 27 prilli për t’i bërë thirrje prokurorisë së shtetit që ata mijëra dëshmi që i kemi për krimet e kryera të luftës të shndërrohen në aktakuza për ata përgjegjës të cilët sikurse në Kroaci edhe në Kosovë do të mund të gjykohen e të dënohen”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Kurti ka thënë se në takimin e 2 majit në Bruksel, pret që çështja e të pagjeturve të trajtohet me urgjencë.

Kurti në Masakrën e Mejës: Kërkojmë mbështetjen ndërkombëtare për zbardhjen e këtyre krimeve

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika