Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka mirëpitur hapjen e fushatës zgjedhore.
Ambasada e SHBA-ve në një deklaratë në “Facebook” ka shkruar se nga partitë politike pritet përmbushja e traditave të tyre të forta demokratike.
“Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë.