Ambasada e ShBA-së përshëndet certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka reaguar pas certifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e planifikuara më 9 shkurt 2025.

Në një deklaratë zyrtare në Xt, Ambasada shprehu kënaqësinë që të gjithë kandidatët e kualifikuar janë certifikuar dhe vlerësoi përkushtimin e institucioneve kosovare për të garantuar një proces demokratik gjithëpërfshirës.

“Ambasada e SHBA është e kënaqur që të gjithë kandidatët e kualifikuar janë certifikuar për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe institucionet kosovare kanë përmbushur rolet e tyre thelbësore për një demokraci elastike dhe gjithëpërfshirëse. Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Votuesit duhet të vendosin se kush zgjidhet sipas sistemit demokratik të Kosovës dhe të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo përpjekje për të politizuar procesin zgjedhor”.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për certifikimin e Listës Serbe është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka theksuar se vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për institucionin që drejton, duke e konsideruar këtë çështje të mbyllur.

“Vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm, ndërsa sipas nenit 118, vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për KQZ-në,” deklaroi Radoniqi, duke konfirmuar kështu zbatimin e këtij vendimi pa nevojën e votimit nga të pranishmit.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika