Ambasada e ShBA-ve në Shqipëri sinjalizon për një sulm

Ambasada amerikane në Shqipëri ka sinjalizuar për një sulm të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë

Llogo e Ambasadës Amerikane në Shqipëri

“Qeveria e ShBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022”, ka njoftuar Ambasada amerikane në Shqipëri.

Ajo, gjithashtu, u ka kërkuar qytetarëve të ShBA-ve në Shqipëri që ta shmangin këtë ngjarje.

Shqipëria ditëve të fundit është përballur më një sulm kibernetik, ku të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania dolën përkohësisht jashtë shërbimit, pas një sulmi kibernetik nga një burim i pazbuluar.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) njoftoi se sulmi kibernetik nisi të premten pasdite, pas së cilës u izoluan të gjitha infrastrukturat dhe sistemet qeveritare.

Për këtë sulm ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama, i cili ka thënë se “sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi”.

Tutje, ai ka thënë se Shqipëria nuk është në gjendje që ta identifikojë se nga cili shtet ka ardhur sulmi.

Por, për këtë çështje ka dyshime për dy shtete, të cilat sipas Ramës janë duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika