Ambasada e Gjermanisë në Republikën e Kosovës ka thënë se falë bashkëpunimit ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Gjermanisë, është mirëpritur edhe gazetarja afgane, Nadia Gulabzada.
“E mirëpresim ngrohtësisht gazetaren e pestë afgane, Nadia Gulabzada, që mbërriti dje në Prishtinë, dhe që do t’i bashkohet Programit të Gazetarisë në Kosovë mbështetur nga Iniciativa Hannah Arendt. Bashkëpunimi mes qeverive KOS dhe GER”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Gjermane.
“European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK lejon gazetarët afganë të vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme pavarësisht situatës së rëndë në vendlindjen e tyre”.
Më tutje, Ambasada gjermane ka treguar se çfarë bën Iniciativa Hannah Arendt.
“Iniciativa Hannah Arendt është një rrjet organizatash të shoqërisë civile që me iniciativë dhe me financim nga Zyra e Jashtme Gjermane dhe Komisioneri Federal Gjerman për Kulturën dhe Median, mbron dhe mbështet gazetarët nga Afganistani, Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia, që janë nën kërcënimin e tyre vendet në vendlindje”, thuhet në njoftimin e tyre.