Ambasada japoneze në Kosovë: Ngushëllimet që kemi marrë për ish kryeministrin Abe, dëshmi e miqësisë sonë

Ambasada e Japonisë në Kosovë, ka reaguar pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, duke thënë se janë të pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit dhe se ngushëllimet që i kanë marrë nga përfaqësuesit e institucioneve, dhe personalitetet e tjera janë dëshmi e marrëdhënieve të forta në mes Kosovës dhe Japonisë

Foto ilustrim

Pas vrasjes së ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, ka reaguar ambasada e këtij vendi në Kosovë, duke falënderuar përfaqësuesit e institucioneve dhe personalitetet e tjera që për mesazhet dhe mbështetjen e treguar me këtë rast.

Ambasada japoneze, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë të pikëlluar nga vdekja, teksa ka shtuar se Abe nisi Iniciativën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ngushëllimet që kemi marrë sot janë dëshmi e marrëdhënieve tona të forta miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, për të cilat zoti Abe dha një kontribut të madh”, thuhet në reagimin e ambasadës Japoneze.

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe, derisa po fliste në një tubim zgjedhor në qytetin Nara të Japonisë të premten

Policia që po heton vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka thënë se i dyshuari kishte inat kundër një “organizate specifike”, raporton BBC, transmeton Portali Dukagjini.

Sulmuesi i dyshuar, i quajtur Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, besonte se Abe ishte pjesë e grupit dhe e qëlloi atë për këtë arsye, thanë ata, pa përmendur emrin e grupit.

Abe vdiq në spital të premten në mëngjes pasi u qëllua teksa po fliste në një ngjarje të fushatës politike.

Tetsuya Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar me një armë të bërë vetë, tha policia.

Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij në moshën 67-vjeçare ka tronditur thellësisht një vend ku krimi me armë është shumë i rrallë.

Kryeministri i tanishëm, i Jponisë, Fumio Kishida ka thënë se ai ishte “thjesht pa fjalë” për lajmin e vdekjes së Abe, duke u zotuar se demokracia e Japonisë “nuk do t’i dorëzohej kurrë dhunës”.

Policia është ende duke hetuar nëse vrasësi i tij veproi i vetëm dhe pse Abe ishte në shënjestër të personave të tjerë të lidhur me organizatën e paidentifikuar.

Momenti kur qëllohet për vdekje ish-kryeministri japonez Shinzo Abe (VIDEO)

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, qëllohet teksa mban një fjalim elektoral në Japoni

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika