Ambasada ruse në Beograd e quan provokim ndalimin e Darija Aslamovës në Kosovë

Ambasada ruse në Beograd ka reaguar ndaj arrestimit dhe shpalljes “non grata” nga Kosova të ruses, Daria Aslamova

Darija Aslamova dhe Sergei Lavrov, ministër i jashtëm rus

Ambasada ruse në Serbi ka reaguar në lidhje me shpalljen “non-grata” nga shteti i Kosovës, të spiunes ruse Darija Aslamova.

Vendimin e shtetit të Kosovës, kjo ambasadë e ka quajtur provokim dhe cenim të lirisë së mediave.

Ata i kanë bërë thirrje OKB-së, UNMIK-ut dhe misionit të OSBE-së në Kosovë, që ta dënojnë vendimin për ndalimin e hyrjes së Aslamova-së për pesë vjet në territorin e Kosovës.

“Ndalimi i pabazuar i Darija Aslamovës është një provokim tjetër i institucioneve të përkohshme në Kosovë, shembull i shpërfilljes së plotë të Prishtinës ndaj parimeve themelore demokratike, përfshirë lirinë e mediave. Ne i bëjmë thirrje Sekretariatit të OKB-së, UNMIK-ut, Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ligjit të BE-së, Misioni i Zbatimit dhe organizatat ndërkombëtare ekspertë të dalin menjëherë me një vlerësim publik të ngjarjes”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse në Beograd.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur si “person të padëshirueshëm” gazetaren ruse, Daria Aslamova, duke ia ndaluar hyrjen në Republikën e Kosovës për 5 vjet.

Asaj i është ndaluar hyrja në Kosovë të shtunën, për shkak se ajo ka qenë në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse.

“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Përgjatë së shtunës, Sveçla kishte njoftuar për arrestimin e saj, duke thënë se ajo ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë, duke propaganduar mbi pushtimin rus.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika