Ambasadorët: I kemi thënë Kurtit – ‘je vetëm’

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rhode ka theksuar se Kosova nuk është mirë të ecë vetëm. Ai ka thënë se për momentin ka ftohje marrëdhëniesh në mes dy vendeve gjersa theksoi se Kurtit i është thënë të dëgjojë këshillat e miqve dhe një gjë e tillë, tashmë është bërë publike

I pyetur se në cilën pikë janë marrëdhëniet  në mes Kosovës dhe Gjermanisë, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde kanë thënë se të njëjtat, nuk janë në ngritje.

Në një intervistë në RTK, Rhode ka thënë se Kosova nuk është mirë të ecë vetëm.

“Shpresojmë që Qeveria e Kosovës i dëgjon miqtë e mirë dhe nuk po flas vetëm për vendet tona që ne përfaqësojmë këtu. Liderët tanë kanë shkruar shkresa duke i kërkuar Kosovës të na dëgjojë e nuk është mirë të ecët vetëm”, tha ai.

Tutje, Rhode theksoi se Gjermania ka qenë afër Kosovës që nga viti 1999 gjersa theksoi edhe votën e saj në KE.

“Gjermania i ka dhënë një shtytje edhe për votën në Këshillin e Evropës prandaj edhe kjo është pjesë e këtyre përpjekjeve”, tha ai. “Shpresoj se Kosova do të na dëgjojë”, tha ai, duke shtuar se nuk ka të bëjë vetëm me atë që thotë Franca e Gjermania por BE-ja me 27 vendet anëtare të saj.

Megjithatë, Rohde e konfirmoi se për momentin ka ftohje marrëdhëniesh.

“Kur bëhen kërkesa e nuk dëgjohen, normalisht që kjo nuk i ngroh marrëdhëniet. Ajo që na duhet është një lloj burrështetasi e jo luftë deri në fund”.

Ai tha se këshilla e tyre është që palët të flasin e jo të bëhen akuza ndaj njëri-tjetrit dhe një raport të tillë, ai e krahasoi me një lojë ping-pongu.

Së bashku me Rhode, ambasadori i Francës, shprehu besimin se qeveria e Kosovës në të vërtetë do të mund të  dëgjonte më shumë e të jetë më pak e vetmuar.

“Kemi  qenë miqtë më të mirë të Kosovës që prej sa kohësh e do të mbetemi miqtë më të mirë të Kosovës”, tha ai. Gjithsesi është mirë që të jemi së bashku e të dëgjohemi në mënyrë të ndërsjellë ashtu si në BE, që kur ka dallime, e që shumë shpesh kemi dallime, i zgjidhim diferencat  duke biseduar me njëri-tjetrin e  duke bërë kompromise”.

Ai tha se BE-ja ka të bëjë me përbashkimin e  sovraniteteve dhe punën e përbashkët.

“Vendi  im, Franca, pastaj Gjermania, e shohim gjithsesi vendin e Kosovës në BE dhe për këtë kërkohet dëgjim i ndërsjellë dhe kompromise”.

Ndërkohë, ambasadori i Gjermanisë, i pyetur nëse kryeministrit Kurti na takime që kanë pasur me të, i është thënë se “është vetëm”, ai e konfirmoi një gjë të tillë.

Rhode theksoi se Kurtit i është thënë të dëgjojë këshillat e miqve dhe një gjë e tillë, tashmë është bërë publike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika