Ambasadori Abbot i drejtohet publikut në shqip: Letërsia shqipe ofron një dritare në shpirtin e një kombi

"Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi"

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook në gjuhën shqipe. Ai ka thënë se pasi ka mësuar gjuhën shqipe ka marrë pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Në fjalën e tij në shqip, Abbot ka theksuar se letërsia shqipe me rrënjët e saja të thella në folklor, poezi dhe prozë ofron një dritare në shpirtin e një kombi.

“Pasi kam pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe, ishte kënaqësi të marr pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Gjatë fjalimit tim theksova se: ‘Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi. Veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave’, ka shkruar Abbot.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika