Ambasadori Agron Bajrami propozohet të jetë pjesë e grupit monitorues për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se afati për caktimin e përbashkët monitorues për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, është data e 18 prillit të këtij viti.

Ai ka thënë se Kosova mendon se ideale do të ishte që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, të mos jenë pjesë e këtij grupi, por të jenë përfaqësues të tjerë.

Ai bëri të ditur, se Kosova tashmë e ka dërguar propozimin e saj, dhe se ai është ambasadori i Kosovës, në Bruksel, Agron Bajrami.

“Kemi dërgu nominimin tonë për këtë pozicion, dhe presim që para takimit të radhës, që BE ta vendos strukturën menaxhuese të grupit të përbashkët monitorues. Pala Kosovare e ka emrin e vet të personit. E kemi nominuar ambasadorin Agron Bajramin, i cili është i informuar, i përfshirë, dhe i ka kapacitetet dhe shkathtësitë humane që ta përfaqëojë Kosovën në mënyrë të dinjitetshme në atë grup punues”, ka thënë ai.

Kundër idesë së Kosovës, sipas Bislimit është Serbia, të cilët janë të mendimit se kryenegociatorët të jenë pjesë edhe e grupit punues.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika