Ambasadori amerikan: I nderuar nga prania e Osmanit dhe Kurtit në homazhet për Madeleine Albright

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier ka thënë se është ndjerë i nderuar me prezencën e Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, në funeralin e ish-sekretares Medeline Albright

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, është shprehur i nderuar nga pjesëmarrja e presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, në homazhet që ata i bënë në varrimin e ish-sekretares së shtetit të SHBA-së,  Madeleine Albright.

“I nderuar nga prania e Presidentes Vjosa Omsani dhe Kryeministri Albin Kurtit në varrimin e djeshëm teksa i bënë homazhe Madeleine Albright, dhe kontributeve të saja të shumta për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të martën e 26 prillit, kishin udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares së shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika