Ambasadori amerikan reagon ndaj Lavrov, pas mohimit të masakrës së Reçakut

Jeffrey Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar ndaj shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov, i cili është munduar ta mohoj masakrën në Bucha të Ukrainës

Ambasadori Jeff Hovenier ka dhënë reagim të ashpër kundrejt shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrorv, i cili është munduar ta mohoj masakrën në Bucha të Ukrainës duke e krahasuar me masakrën e Reçakut, ku shumë civilë u vranë nga forcat serbe.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasadori amerikan në Prishtinë ka shkruar se përpjekjet për ta rishkruar dhe mohuar historinë e masakrës së Reçakut rihapin plagët e të mbijetuarve.

Sipas tij ata që mohojnë mizoritë në Reçak, pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik.

Megjithëse maskarën e Reçakut, Serbia e mohon ende, e kjo lë të kuptohet që Lavrov nuk është i vetmi që e ka quajtur inskenim masakrën e Reçakut.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika