Ambasadori amerikan viziton Manastirin e Deçanit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, bashkë me disa diplomatë të tjerë ndër ta ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kanë vizituar Manastirin e Deçanit

Manastiri i Deçanit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë, Jeff Hovenier, të martën ka vizituar Manastirin e Deçanit.

Ai përmes një postimi në Twitter, është shprehur i kënaqur me vizitën e tij siç ka thënë në “Manastirin historik e të bukur të Deçanit”.

Brenda Manastirit të Deçanit

“I kënaqur që u bashkohem me kolegët nga trupi diplomatik i Kosovës në një vizitë në Manastirin e bukur, historik të Deçanit”, ka shkruar ai në Twitter.

Në fotot që ka publikuar ambasadori amerikan, shihet edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili për Portali D, ka thënë se nuk kishte ndonjë arsye të veçantë për këtë vizitë.

Ndryshe, Ambasadorët e QUINT-it, kishin lëshuar të premten një deklaratë të përbashkët lidhur me çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta respektojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika