Ambasadori Berishaj i mohon akuzat, paralajmëron padi për shpifje

Pas akuzave se është i përfshirë në një skandal financiar në shtetin e Sllovenisë, Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berisha i ka mohuar akuzat duke i quajtur ato shpifje

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, për të cilin u përfol në media që është i përfshirë në një skandal financiar në shtetin e Sllovenisë, ka thënë të premten se akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta.

Berishaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do ta padisë portalin i cili sipas tij ka shpifur ndaj tij

“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes të akterëve kryesorë politikë, i z.Janša dhe z.Golob, ku u mohua shkrimi i Planet TV lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kundër portalit ne fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit të gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetën. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe të vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, ka shkruar Berisha.

Sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku paratë e dërguara nga një kompani serbe transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Tërheqja e parave nga ambasadori Berishaj, sipas mediave sllovene, ishte bërë nga dy xhirollogari.

“197 mijë euro i ka tërhequr nga llogaria personale, ndërsa pjesën tjetër, 320 mijë, i ka tërhequr nga një llogari tjetër”.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika