Ambasadori britanik për vrasjet e fundit të grave: Ka vetëm një fjalë për t’i përshkruar, femicid

"Isha i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasjet brutale të dy grave në tre ditë. Ka vetëm një fjalë për ta përshkruar këtë: femicid"

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas vrasjes së dy grave vend brenda pak ditësh.

Hargreaves ka thënë se femicidi është e vetmja fjalë për t’i përshkruar këto vrasje

“Isha i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasjet brutale të dy grave në tre ditë. Ka vetëm një fjalë për ta përshkruar këtë: femicid. Duke folur me miqtë dhe kolegët këtu, ka qenë emocionuese të shihet se sa pikëllim – dhe zemërim – ka në shoqëri”, ka shkruar ambasadori britanik në Facebook.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron me familjet e viktimave dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me ju nëpër institucionet, shoqërinë civile dhe në biznesin tonë të përditshëm për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, si dhe qëndrimet dhe normat që e mundësojnë atë”, ka shtuar më tej Hargreaves.

Kujtojmë se gjatë së martës një grua 43-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Kurse, 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Për vrasjen e saj është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, të cilit autoritetet ia kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

E mërkura e 17 prillit është shpallur ditë zie shtetërore në Kosovë nga presidentja, Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika