Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka realizuar një takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca të premten, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike.
Në një postim në rrjetet sociale, Hargreaves theksoi se një nga temat kryesore të bisedës ishte rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme dhe domosdoshmëria e formimit të një qeverie në kohë të duhur.
“Kemi folur për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe rëndësinë e formimit të qeverisë me kohë. Po ashtu kemi diskutuar se si mund të bëhet përparim në përfaqësimin e komuniteteve joshumicë, përfshirë serbët e Kosovës, në ekonominë dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar ambasadori britanik.