Ambasadori britanik viziton Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves vizitoi Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ku shprehu mbështetjen e Britanisë për bashkëpunimin në përmirësimin e sistemit korrektues

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka realizuar një vizitë në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe Drejtori i Qendrës, Ylber Topalli.

Siç thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues, gjatë takimit, Dibrani e informoi ambasadorin për aktivitetet dhe rutinat e përditshme të të burgosurve, duke theksuar përpjekjet për risocializimin dhe rehabilitimin e tyre.

Ambasadori Hargreaves e vlerësoi punën e palodhur të stafit dhe arritjet në fushën e korrektimit, duke shprehur mbështetje të vazhdueshme nga Britania e Madhe për përmirësimin e sistemit korrektues në Kosovë.

Në fund të vizitës, si shenjë falënderimi, Dibrani dhe Topalli i dhuruan ambasadorit Hargreaves punime filigrani, të realizuara nga të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Të fundit nga rubrika