Ambasadori francez në Kosovë merr pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut

Ambasadori francez, Olivier Guerot, ka bërë homazhe sot në Reçak më 24 vjetorin e masakrës që ndodhi në këtë vend. Ndërsa, në rrjete sociale ai ka thënë se duke kujtuar të kaluarën ndërtojmë të ardhmen e Kosovës

Foto ilustrim

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka marrë pjesë në përkujtimin e masakrës në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes, ku tashmë janë bërë 24 vjet që nga vrasja e 45 civilëve shqiptarë nga forcat serbe.

Ai, në një postim në rrjetin social Twitter, ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij në homazhet për 23-vjetorin e masakrës, duke përkujtuar një fëmijë viktimë në mesin e shumë të tjerëve. Ai ka thënë se Halimi ishte vetëm 14-vjeçar kur është vrarë nga forcat serbe.

“Kam marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut në vitin 1999. Halimi ishte vetëm 14 vjeç kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerëve. Duke kujtuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai.

15 janari i vitit 1999 është nga ato data që janë të mbushura me histori përgjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) për çlirimin e vendit.

Në fshatin Reçak, pikërisht në këtë datë banorët përjetuan momentet më të vështira gjersa i priti një mëngjes nën krismat e armëve, e të cilat atëkohë ishin shndërruar në një  përditshmëri të zakonshme.

Gjatë kësaj dite, në fshatin 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë. Ngjarje e cila u cilësua si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika