Ambasadori francez mirëpret vendimin e PE-së për heqjen e vizave për Kosovën

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian (PE) për heqjen e vizave për Kosovën

Olivier Guérot, ambasador i Francës në Kosovë
Olivier Guérot, ambasador i Francës në Kosovë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur vendimin e Parlamentit të Evropës (PE) për heqjen e vizave për Kosovën.

Guerot ka thënë se pikërisht në bazë të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Macron është pajtuar për liberalizimin e vizave verën e kaluar.

“Shumë mirë për popullin e Republikës së Kosovës. Pikërisht në bazë të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Macron u pajtua për liberalizimin e vizave verën e kaluar”, ka shkruar ambasadori i Francës Kosovë, Oliver Guerot.

Parlamenti Evropian (PE) miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha.

“Fundi i një epoke. Parlamenti Evropian miratoj përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit [të ministrave të BE-së] dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika