Ambasadori gjerman: Dhuna ndaj EULEX-it dhe policisë duhet të ndalet menjëherë

Jorn Rohde ka theksuar se EULEX kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, dhe dhuna ndaj tij edhe çdo organi të sigurisë duhet të  ndalet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se dhuna kundër EULEX-it dhe çdo organi tjetër që ofron siguri duhet të ndalen.

Ai theksoi se EULEX kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Komentet e tij erdhën pasi sulmit që i është bërë patrullës së EULEX me shok-bombë mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Rudarës, ku janë vendosur barrikadat në veri të vendit.

“#EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet tani”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika