Ambasadori gjerman: Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat KM, duhet një periudhë tranzitore 12-mujore

Përmes një postimi në Twitter, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Kosova ka të drejtën e largimit gradual të targave KM. Ai ka thënë se do të dëshironte të shihte më shumë përpjekje nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës lidhur me çështjen dhe stabilizimin e targave të reja në vend

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se largimi i targave KM është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, marrëveshje kjo e arritur më herët në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes Twitterit, Rohde ka reaguar pas planit të ri të Qeverisë së Kosovë për çështjen  targave i cili hyri në fuqi mesnatën e kaluar.

“Nevojitet një arsyetim i shëndoshë për çështjen e targave: Ne si BE dhe QUINT kemi qenë gjithmonë të qartë se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat KM etj. Kjo është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar Rhode gjersa ka theksuar se duhet të merren parasysh këshillat që periudha tranzitore për largimin e këtyre targave të jetë gjithsej 12 muaj, aq sa i ishte propozuar Kurtit.

“Ne gjithashtu kemi qenë gjithmonë të zëshëm për një periudhë më të gjatë tranzicioni (12 muaj në total) siç parashikohet në marrëveshjen në fjalë”, ka shkruar ai.

Krahas kësaj, ai ka thënë se do të dëshironte të shihte më shumë përpjekje nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës lidhur me çështjen dhe stabilizimin e saj në vend.

Plani i ri i Qeverisë së Kosovës pritet të zbatohet në tri faza, faza të cilat përfshijnë qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme, gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill. Pas kësaj date, makina me targa “RKS” do të jenë të vetmet të cilave do u lejohen qarkullimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika