Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Twitter se e ka nderuar ish-ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehajn me “Krqyin e Artë”.
“I kënaqur që i dhashë kryqin e nderit i cili është i artë nga Forcat e Armatosura Federale të Gjermanisë ish-Ministrit të Mbrojtje së Kosovës Armend Mehajit”, ka shkruar Rohde.
Sipas ambasadorit ish-ministri i mbrojtjes e ka merituar këtë nderim.
“Urime për këtë nder të merituar”, ka shkruar ai duke thënë se roli Mehajt ka qenë jetik “në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura, të Bundeswehr-it”.
Ish-ministri Armend Mehaj, është shprehur i nderuar nga vlerësimi që i është dhënë.
“Është vërtetë nder që të pranohet një vlerësim i tillë nga një shtet partner i yni siç është Gjermania. Për më tepër kur theksohet bashkëpunimi i ngushtë, koordinimet dhe qëllimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka thënë ai.
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ambasadorë të shteteve të QUINT-it, komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari, Ministri Maqedonci, ambasadori i Bashkimit Europjan, komandati i KFOR dhe zyrtarë tjerë ndërkombtarë e vendorë.
Delighted to award the Cross of Honor in Gold from the 🇩🇪 Federal Armed Forces to former Minister of Defence @armend_mehaj, recognizing his pivotal role in bolstering cooperation between Kosovo Security Forces & the @bundeswehrInfo. Congratulations on this well-deserved honor!🏅 pic.twitter.com/4B3Jo9gil4
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 10, 2023